Ballina Bota Itali/Mjekja psikiatre sulmohet nga një 35-vjeçar, në gjendje kritike për jetën

    Itali/Mjekja psikiatre sulmohet nga një 35-vjeçar, në gjendje kritike për jetën

    1
    Barbara Capovani, responsabile della Psichiatria territoriale dell'ospedale Santa Chiara di Pisa, 22 Aprile 2023. LINKEDIN/BARBARA CAPOVANI+++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO' ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L'AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE, CUI SI RINVIA+++NPK+++

    Një 35-vjeçar italian ndodhet në paraburgim që prej orës 4 të mëngjesit me akuzën e tentativës për vrasje me paramendim ndaj psikiatres Barbara Capovani, e sulmuar pasditen e së premtes para spitalit Santa Chiara në Piza dhe u shtrua në spital në gjendje kritike.

    Ndalimi u krye nga policia dhe me urdhër të prokurorisë së Pizës, pas hetimeve të kryera nga ekipi hetimor.

    Mjekja e cila iu nënshtrua operacionit ndodhet në gjendje shumë të rëndë pasi është goditur disa herë me një objekt të mprehtë në kokë, ndoshta nga një shufër. Barbara, e mbetur e pafuqishme dhe e pavetëdijshme përtokë, mbuluar në gjak në dalje të godinës së psikiatrisë së spitalit Santa Chiara në Piza, tashmë është shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht kritike./Opinion.al