Një 30-vjeçar nga Dibra është dëmtuar rëndë në kokë, teksa ka qenë duke notuar në pishinë, në Sarandë.
Policia njofton se i riu është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.