Ballina Bota Ish-Miss Anglia kapet me 13 kg drogë në valixhe, rrezikon 20 vite...

    Ish-Miss Anglia kapet me 13 kg drogë në valixhe, rrezikon 20 vite burg në Meksikë

    1

    Ish-miss Anglia, Jennifer Young, rrezikon të dënohet me 20 vjet burg në Meksikë pasi akuzohet për trafik droge.

    Daily Mail shkruan se 33-vjeçarja u arrestua pasi tentoi të kontrabandonte ketaminë me vlerë 250 mijë pandë, në aeroportin e Kankunit.

    Ajo ishte nisur në gusht të vitit të kaluar nga aeroporti i Amsterdamit për në Kankun, aty ku u ndalua nga policia me 13 kilogramë drogë të fshehur në valixhe.

    Modelja 33-vjeçare supozohet se kishte 13.080 kg drogë të fshehura në pako në fund të valixhes së saj.

    Ajo nuk i tregoi familjes për gjendjen e saj për më shumë se gjashtë muaj, duke i thënë nënës së saj se thjesht po udhëtonte nëpër vend. Megjithatë, ajo më në fund mësoi të vërtetën vetëm pesë javë më parë, kur vajza e saj e vetme nuk i telefonoi as për t’i uruar “Gëzuar ditëlindjen”.

    “Kudo në botë të ishte, ajo do të më kishte uruar për ditëlindje në mars. Unë u shqetësova dhe pas disa mesazheve me shoqen e saj e mësova të vërtetën. Jem ende e shokuar. Ajo është akuzuar për trafik droge dhe tashmë rrezikon 20 vite burg”, është shprehur nëna e Jennifer Young për Daily Mail.

    Jennifer Young ka lindur në Gjermani, nëna e saj është britanike, ndërsa babai gjerman. Ajo u largua nga qyteti i Derbit në Angli në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe ajo ka qenë në lëvizje në shtete të ndryshme të botës, ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar jashtë vendit si modele dhe udhërrëfyese./Opinion.al