Ballina Vendi Investimi në rrugën “Mirëkuptimi” në lagjen ” 15 Tetori” krijon lehtësi në...

Investimi në rrugën “Mirëkuptimi” në lagjen ” 15 Tetori” krijon lehtësi në komunikimin mes Mbrostar Ferkos dhe unazës perendimore të qytetit të Fierit

1

Nga qendra drejt periferisë me investime. Me këtë moto bashkia e Fierit ka çelur edhe një kantier të ri pune në zonën e Mbrostar Ferkos.

Punimet po kryehen në rrugën “Mirëkuptimi”, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit. Pas kryerjes së investimit në rrjetin e ujësjellësit, vendosjen e matësave të konsumit për çdo familjar tashmë në këtë aks po punohet për rehabilitimin e plotë infrastrukturor të këtij segmenti rrugor tërësisht të rrënuar.

Gjatë inspektimit të punimeve kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë të ditur se ky segment rrugor lidh lagjen Mbrostar Ferko me unazën perendimore të qytetit. Kjo rrugë do të ketë gjerësi pesë metra dhe me trotuare nga një metër gjerësi në të dy anët.

Falë dhe gjendjes së mirë të rrjetit të ujërave të zeza parashikohen ecje me ritme të larta në përfundimin e punimeve duke e pajisur edhe këtë rrugë me sinjalistikën rrugore dhe ndriçim.

Nga ana e tij z. Taulant Balla ka përgëzuar zgjerimin e investimeve në zonat fundore të qytetit të Fierit dhe njësitë e tjera administrative. Për përmbushjen e parametrave bashkëkohore të këtij investimi është parë e nevojshme dhe prishja e mureve rrethues për të cilat është gjetur mirëkuptimi i komunitetit./Tv Kombi/