Ballina Vendi Investimet në sistemin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave sa në qytet dhe...

Investimet në sistemin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave sa në qytet dhe në fshat një premtim i mbajtur i kryetarit Armando Subashi

1

Cdo godinë e ambulancave apo dhe qendrave shëndetësore të cilat kanë qenë dikur në shërbim të komunietit kanë filluar dhe funksionojnë të tilla në ditët e sotme. Për ato që ende nuk kanë njohur ndryshimin transforues janë të piketuara në planin e investimeve të bashkisë së Fierit. Janë të pakta tashmë ato godina që presin investimin rrënjësor pas hartimit të projektit nga ana e specialistëve të invixhierëve të bashkisë së Fieritr.

Kryetari armando Subashi vazhdon të mbetet i përkushtuar për përmirësimin e kushteve të jetës së kom,unitetit dhe marrjen e shërbimeve ashtu si ata e meritojnë. Aktualisht investimet në qendrat shëndetësore në bashkinë e Fierit janë qenë në qendër të vëmendjes së punës së saj që në vitin 2015 e në vijim.

Me një situatë problematike të trashëguar si në mjediset e punës, godina të amortizuara dhe me mungesa në pajiset mjekësore bashkia e Fierit ka qenë pjesë përfituese së pari e Programit Kombëtar të “300 qendra shëndetësore” ndërkohë një numër i konsiderueshme e tyre dhe pika ambulancash kanë qenë në qendër të punës rehabilitimin e tyre.

Përpos punës për investimet në një sërë qendrash shëndetësore në qytetin e Fierit me krijimin e një standardi të ri të kujdesit parësor, një rëndësi e veçantë i është kushtuar përmirësimit të kushteve në qendrat shëndetësore në zonat rurale për të mundësuar kështu një cilësi më të mirë jetese.

Janë shfrytëzuar një sërë burimesh për të ndikuar në përmirësimin e situatës së godinave shëndetësore sa nga të ardhurat vendore të bashkisë së Fierit, mbështetjes qeveritare, por edhe nga mbështetja e donatorëve të ndryshëm të cilët kanë ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e shërbimit mjekësor në zonat rurale si në rastin e investimit nga Gjysmë Hëna e Kuqe, falë së cilës janë ndërtuar disa nga qendrat shëndetësore tepër problematike në territorin e Bashkisë Fier si rasti i qendrës shëndetësore të fshatit Selishtë, Cakran, banorët e të cilit kanë udhëtuar edhe me kilometra të tëra për të marrë qoftë dhe një mjekim rutinë, ​apo ajo e Vreshtasit, në Cakran, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me fondacionin “Gjysmë Hëna e Kuqe” dhe Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Fier.

Një ambulancë e ndërtuar tërësisht nga e para, me një standard bashkëkohor, u vjen në ndihmë 1500 banorëve të kësaj zone për marrjen e shërbimit shëndetësor bazë, duke shmangur udhëtimin në qendra të tjera shëndetësore, apo Spitalit Rajonal Fier.


Në të këtë drejtim është shënuar mbështetja financiare e popullit të Kuvajtit nëpërmjet Fondacionit “Mirësia duke mundësuar financimin e një sërë qendrave të reja shëndetësore me kushte bashkëkohore.
Këto janë disa nga arritjet e bashkisë së Fierit duke përmbushur dhe premtimet e saj në përmirësimin e situatës së shërbimit shëndetësor, por edhe përmbushjen e premtimeve të dhëna në këtë shërbim jetësor.