Ballina Vendi Investimet në infrastrukturë sjellin më afër pushuesin me pasurinë bregdetare dhe kulturore...

Investimet në infrastrukturë sjellin më afër pushuesin me pasurinë bregdetare dhe kulturore të bashkisë së Fierit Bashkia e Fierit ka një potencial të konsiderueshëm për zhvillimin e turizmit arkeologjik, kulturor, fetar dhe bregdetar.

3

E gjithë kjo i paraprin hartimit të strategjive për zhvillimin e turizmit dhe hartimit të një master plani për zhvillimin e zonës së bregdetit për të mos përsëritur kështu gabimet e bëra në pjesët e tjera bregdetare të vendit.

Me investimet në infrastrukturën rrugore si në Fier-Seman; Ardenicë-Libofshë-Shën Kozma; Hasturkas-Bregdet apo ura e Semanit-Darzezë krijohet një cikël mjaft i vlefshëm në qarkullimin jo vetëm të pushuesve, por edhe të bizneseve e prodhimeve bujqësore e blegtorale të kësaj zone në tërësinë e vetë, por sigurohet një komunikim me pjesën tjetër të bregdetit të zonës së Divjakës.

Kjo pasuria kulturore përbën një vlerë jo vetëm për Fierin ,por edhe për dhe ekonominë kombëtare. Synohet që në këtë zonë të zhvillohet një turizëm i përparuar nga pikëpamja e standardeve ekologjike për të sjellë pushuesit në hapësirat të pafundme janë rreth 25 km gjatësi lineare.

Ndërkohë që me parqet fotovoltaike, me disa zhvillime në fushën e energjisë së rinovueshme, me argroturizmat që kanë filluar të marrin jetë në zonën brenda të qarkut, me Apoloninë dhe shumë qendra me peshë kulturore Fieri, bëhet një destinacion ku turizmi do të sjellë një vlerë të shtuar duke krijuar më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura dhe për familjen./Tv Kombi/