Alfred Etsi është një tjetër shembull që meriton vlerësim në drejtim të ngritjes së biznesit të serave në bashkinë e Fierit. Prej disa vitesh sipërfaqen e tij bujqësore e ka shndërruar në një ekonomi bujqësore të prodhimit të domateve dhe trangujve në fshatin Kallm i Vogël.
Prej disa javësh ai ka filluar nxjerrjen në treg të prodhimit të trangullit, për prodhimin e të cilit ndihet i kënaqur jo vetëm nga rendimenti, por edhe nga çmimi shitjes. Duke pasur infrastrukturën e nevojshme si rrugë kanalizime të vaditjes, kullimit dhe energjinë elektrike për fermerin Alfred Etsi plotësohen kushtet e punës duke synuar si rritjen e rendimentit në drejtim të prodhimeve bujqësore e blegtorale, por edhe shtimin e zgjerimin e tyre.
Tashmë ai prej vitesh ushtron këtë aktivitet duke kultivuar trangullin dhe kultivarë të ndryshëm domatesh si për tregun vendas dhe atë të huaj. Ndërtimi i serave me shtresa plastmasi bën të mundur një mjedis për rritjen e sigurt të të mbjellave, ndërkohë punohet me pleh organik duke bërë që të nxirret një prodhim bio. Sipas kryetarit të bashkisë Armando Subashi, kjo zonë është e dalluar në drejtim të ngritjes së serave për perimet, pasi jo vetëm klima është e favorshme, por dhe njerëzit janë punëtor.
Investimet në drejtim të vaditjes dhe kullimit ka bërë që sipërfaqet bujqësore të mos përmbyten, por të jenë të shfrytëzueshme në çdo stinë. E veçanta e prodhimeve të serave tij është punës së tij është pjalmimi natyrale përmes bletës duke dhënë një prodhim të një cilësie të lartë dhe tërësisht bio.
Duke iu bashkuar kënaqësisë së Alfredit për çmimin e mirë të shitjes së prodhimit të trangullit në treg deputeti Taulant Balla ka theksuar se detyra e pushtetit vendore dhe atij qendror është që të sigurojmë sa më shumë mbështetje për fshatin “Na duhet të rrisim mbështetjen për fshatin sa më shumë në mënyrë që fermerët të rrisin sipërfaqet e mbjella dhe konsumatori të blejë prodhimin “Made in Albania””, është shprehur ai./Tv Kombi/