Ballina Lajme Intesiteti i punimeve në unazën e Cakranit do të mbyllë investimin e...

Intesiteti i punimeve në unazën e Cakranit do të mbyllë investimin e qendrës së tij në kuadër projektit të “100 fshatrave”. Pas një kohë të shkurtër pritet inaugurimi i këtij investimi me pamje moderne.

3

Investimet në qendrën e njësisë administrative të Cakranit është përqendruar tashmë drejt finalizimit të punimeve për unazën në kuadër të rikonceptimit të qendrës Cakranit si pjesë e projektit të “100 fshatrave” të projektit të Rilindjes Urbane.

Bashkia e Fierit është duke punuar intesivisht për përfundimin e punimeve të projektit të këtij investimi duke kryer taksmë punimet në unazën e saj me synimin e rritjes së një komunikimit sa më cilësor për mjetet motorike, por edhe siguruar një qendër sa më funksionale moderne dhe larg ndotjeve mjedisore.

Në qendrën e Cakranit kanë mbaruar punimet jo vetëm ato sipërfaqësore në krijimin e pedonales si rrugë, trotuare, por edhe në punimet nëntokësore të linjave të energjisë, rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, rrjeteve ekzistuese telefonike e të çfarëdo lloji tjetër. Pas kryerjes së këtyre punimeve ndërmarrja e gjelbërimit ka punuar në drejtim të dekorit të gjelbër duke sjellë një gjelbërim të këndshëm në këtë mjedis të krijuar.

Me këto investime qendra e Cakranit po merr pamjen e një qendre urbane në saj të punës se vazhdueshme të Bashkisë Fier, duke realizuar kështu dhe një nga ambiciet e kryetarit Armando Subashi në këtë drejtim.

Me punimet në pedonale synohet kthimi i kësaj zone në një qendër rekreative, e cila do të jetë e dedikuar vetëm për banorët e tij, sepse lëvizja e makinave do të jetë e mbyllur. Pritet që në pak javë qendra e Cakranit të ketë një pamje krejt ndryshe, moderne dhe funksionale për 20 mijë banorët e kësaj njësie administrative. Nuk duhet harruar fakti se Cakrani ka një shumësi turistike dhe shërbimesh të gastronomisë që mund t’u ofrojë turistëve që do ta vizitojnë këtë qendër./Tv Kombi/