Ballina Vendi Infrastruktura arsimore në kopshtet dhe shkollat e Fierit në nivele bashkëkohore.

Infrastruktura arsimore në kopshtet dhe shkollat e Fierit në nivele bashkëkohore.

5

Infrastruktura arsimore në Fier në nivele bashkëkohore.

Fieri kurdoherë është cilësuar si një trevë arsimdashës duke i dhënë vendit intelektualë të formuar dhe me kontribute tashmë të njohura me arritjet e tyre në vendin tonë.

Tashmë kjo traditë vazhdon jo vetëm të mbetet, por edhe të shënojë nivele të larta të performancës së të rinjve fierake në auditorët e universiteteve të vendit apo edhe jashtë tij.

Këtë vit të ri akademik në Fier rreth 2100 vogëlush në Qarkun Fier janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa vetëm në Fier janë 889 nxënës. Në total në Fier ulen rreth 12 570 nxënës të asistuar nga 1150 mësues.
Krijimi i kushteve sa më komode dhe bashkëkohore për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Fier ka qenë një nga synimet e punës së kësaj bashkie.

Edhe pse situata pandemike ka qenë problematike, në këtë sektor jetik për shoqërinë shqiptare punimet dhe përmirësimet e infrastrukturës arsimore nuk munguan, por kanë njohur rritje të tyre dhe në vitet në vijim. Viti i ri shkollor ka gjetur nxënësit dhe mësuesit me investime të konsiderueshme. Le të kalojmë në disa shembuj investimesh në këtë bashki.

Pas rikonstruktimit shkolla “Anastas Laska” është paraqitur me kushte më të mira mësimdhënie dhe sigurie.

Tashmë sigurua e nxënësve në shkolla është dhe një nga synimet e këtij institucioni.
Një performancë tepër të admirueshme ka shfaqur edhe shkolla 9-vjeçare publike “Andon Xoxa e cila ka mirëpritur nxënësit për këtë vit të ri shkollor.

Në këtë institucion shkollor është kryer ndërhyrja në funksion të përmirësimit të gjendjes së mjediseve të brendshme dhe të jashtme të kësaj shkolle.
Investimet në sistemin arsimor janë shtrirë jo vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale. Kështu rikonstruksioni i shkollës së mesme “Jovan Ndreka” në Libofshë e ka shndërruar këtë institucion arsimor nga një vend që mbarte vetëm problematika në një shkollë me të gjitha kushtet e nevojshme që garantojnë cilës dhe siguri.

Rikonstruksioni ka sjellë një standard të ri në mësimdhënie dhe jo vetëm duke bërë që nxënësit të arsimohen dhe edukohen në kushte të përshtatshme.
Në investimet e bashkisë së Fierit gjatë viteve të fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar një sërë palestra shkollash dhe terrenesh sportive në qytet e në zonat rurale si në Cakran, Libofshë, Dërmënas, Fier, etj”.

Vëmendje i është kushtuar kushteve të shkollave të arsimit profesional. Ky arsimim është rruga e sigurt drejt punësimit real dhe rritjes ekonomike, ndaj dhe qeveria shqiptare po mbështet me politika të veçanta kualifikimin e fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Në Fier ushtrojnë aktivitetin e tyre shkollore disa të tilla të arsimit profesional. Një ndër to është edhe shkolla profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, e cila certifikon nxënësit me kompetenca profesionale me standardet e Bashkimit Europian.

Shkolla e mesme “Rakip Kryeziu” ofron profilet frutikulturë, shërbime kujdesi për fëmijët, teknologji përpunimi mishi dhe veteriner.

Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit.

Me kushte bashkëkohore mësojnë dhe nxënësit e shkollës së mesme “Petro Sota” si një domosdoshmëri për zhvillimin e arsimit profesional.

Aktualisht kjo shkollë ka festuar gjatë këtij viti edhe 50-vjetorin e krijimit të saj. Kjo është shkolla që ofron arsim profesional cilësor, perspektivë të sigurt për t’u integruar në tregun e punës, duke mbetur zgjedhje e duhur për të ardhmen e të rinjve.

Nxënësit e saj bëhen teknologë informacioni, teknologë kimikë e të naftës, elektroteknikë, mekanikë, konstruktorë, elektroauto dhe hidraulikë.

Shkolla e mesme e bashkuar artistike “ Jakov Xoxa” në Fier, e cilësuar nga qytetarët si vlerë e qytetit, është e mirënjohur për artistët e talentuar që përgatit dhe rezultatet e tyre të larta në procesin mësimor. Këtë vit, nxënësit jo vetëm nga Fieri, por edhe nga qytete të tjera të vendit, kanë mundësinë të zhvillojnë procesin mësimor në kushtet më optimale bashkëkohore.

Pak vite më parë falë investimit prej afro 105 milionë lekësh për rikonstruksionin tërësor të liceut artistik të Fierit u arrit një tjetër pasqyrë e këtij institucioni shkollor.

Kështu, në mandatin e tij qeverisës kryebashkiaku Armano Subashi ka shënuar dhe në këtë drejtim arritje të cilat nuk kanë munguar të vlerësohen edhe nga drejtues të lartë të qeverisë, kryeministri Edi Rama në takimet me titullarët në të gjithë vendin, apo edhe në vizitat në këtë bashki./Tv Kombi