Ballina Vendi Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Lefter...

Inceneratori i Fierit, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka pranuar kërkesën e ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar edhe për 14 të pandehur të tjerë të lidhur me abuzimet e bëra në inceneratorin e Fierit.

Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim të parave dhe korrupsion. Ndërsa Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, pasi sipas SPAK ai ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Ndërkohë, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Prokuroria e Posaçme kërkoi më 18 maj dënimin me 6.8 vite burg për ish- ministrin Koka dhe 2 administratorë ende në kërkim të inceneratorit të Elbasanit, si dhe 2.8 vite burg për ish deputetin Alqi Bllakon i cili në kohën kur u dha leja e inceneratorit ka mbajtur postin e ish sekretarit të ministrisë së Mjedisit.

/rtsh.al/