Ballina Lajme Social Imami Ahmed Kalaja i shpreh mirënjohjen pastor Akil Panos: Sot fitoi Mami...

Imami Ahmed Kalaja i shpreh mirënjohjen pastor Akil Panos: Sot fitoi Mami dhe Babi, kundër Prindit 1 dhe Prindit 2

1

Imami i njohur i Xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, i ka shprehur mirënjohjen pastorit Akil Pano për betejën e gjatë ligjore që ai ka ndjekur kundër agjendës së LGBT për zëvendësimin e dy prindërve, nënës dhe babait, nga termat Prindi 1 dhe Prindi 2.

Ahmed Kalaja thotë se sot nuk ka fituar vetëm pastori, por familja shqiptare, gjithë shoqëria.

“Mirënjohje edhe respekt për pastorin edhe rezistencën e tij. Statusi i marrë prej faqes së tij. Gjyqi u fitua! Sot fitoi familja! Sot fitoi Mami dhe Babi kunder Prindi 1 dhe Prindi 2. Sot fitoi liria e Fjales, e Ndergjegjes dhe e Besimit!

Sot fituan te gjithe Shqiptaret qe besojne ne ZOT, FAMILJE & KOMB. Lavdia i takon Zotit. Linda Pano Av Altin Goxhaj Erald Aga. Komenti im edhe i të gjithë neve: Elhamdulilah; Falënderimet, Lavdet i takojnë Allahut, Zotit të Vetëm të Vërtetë”, shkruan imami Kalaja.