Ballina Bota “Imagjinoni në 4 të mëngjesit të dëgjoni shpërthime bombash”/ Zelensky: Ky është...

    “Imagjinoni në 4 të mëngjesit të dëgjoni shpërthime bombash”/ Zelensky: Ky është realiteti ku ne jetojmë

    3

    Në një përpjekje për t’u shpjeguar ndjenjat dhe përjetimet e tija, Zelensky u kërkoi ligjvënësve kanadezë të imagjinonin pushtimin, bombardimin dhe rrethimin e qyteteve të vendit të tyre.Ai shtoi se nuk ja uron askujt atë që po ndodh në Ukrainë, por shpjegoi se ky është realiteti i trishto në të cilin Zelensky dhe populli i tij po jetojnë.

    “A mund ta imagjinoni vetëm se në orën 4:00 të mëngjesit, filloni të dëgjoni shpërthime bombash, shpërthime të forta? A mund të imagjinoni t’i dëgjoni ju, fëmijët tuaj, të dëgjoni të gjitha këto shpërthime të rënda? Bombardimi i aeroportit? Bombardimi i aeroportit të Otavës? Dhjetëra qytete të tjera të vendit tuaj të mrekullueshëm – a mund ta imagjinoni këtë?” tha ai.

    Imagjinoni që dikush po e rrethon Vankuverin. A mund ta imagjinoni këtë për një sekondë? Të gjithë këta njerëz që kanë mbetur në një qytet të tillë. Kjo është pikërisht situata që po vuan qyteti i Mariupolit tani. Dhe kanë mbetur pa ngrohje, pa mjete komunikimi, pothuajse pa ushqim e pa ujë.

    A mund ta imagjinoni kullën e famshme CN në Toronto, nëse do të goditet nga bombat ruse? Sigurisht që nuk ia uroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë në të cilin jetojmë”.- tha Zelensky.

    Related