Ballina Vendi Identifikohet pronarja e dyqanit kozmetik në Tiranë ku u vendos lëndë plasëse

Identifikohet pronarja e dyqanit kozmetik në Tiranë ku u vendos lëndë plasëse

2

Tiranë- Një shpërthim me eksploziv ndodhi rreth orës 00.15 pas mesnate në rrugën ‘Sami Frashëri’. Autorë ende të paidentifikuar nga policiae vendosën lëndën plasëse në derën e dyqanit kozmetik në pronësi të Enisa Pirollit.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.