Idientifikohet i ru shqiptar që humbi jetën pasi shtëpia ku banonte u përfhi nga flakët.
Ai është Mariglen Ruçi nga Librazhdi.
Mësohet se i ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi.
Ky i fundit ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.
“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Flamuri.
Mesazhe ngushëllimi i kanë ardhur vëllait edhe nga bota e sportit.
” Familja jonë e madhe i gjendet pranë në këto momente të vështira mesfushorit tonë Flamur Ruçi! Fatkeqësia e tij është edhe e jona, u prehtë në paqe vëllai jot”.
Sipas dyshimeve të para, i riu ndodhej në një ‘shtëpi bari’ e cila është përfshirë nga flakët dhe ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pembrokeshire gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 dhjetorit.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.