Ballina Vendi Rikthimi i lumit Gjanica në karakterin e tij natyror mbetet një nga...

Rikthimi i lumit Gjanica në karakterin e tij natyror mbetet një nga sfidat e punës së kryebashkiakut Armando Subashi

3

Muaji dhjetor është cilësuar si muaji i pyllëzimit. Në këtë stinë ndërmarrja e gjelbërimit është përqendruar në mbjelljen e drurëve në të dy krahët e rikonstruktuara të lumit të Gjanisë.

Aktualisht janë mbaruar punimet në tre kilometra gjatësi të lumit nga qendra e qytetit deri te Ura e Sheqit dhe pjesë e këtij projekti janë dhe dy shëtitore për këmbësorët.

Në mënyrë graduale plotësohet dekori i mjedisit të gjelbëruar dhe lulëzuar i bashkëshoqëruar me stola, shkallare shlodhëse për qytetarët fierakë.

Në këtë mënyrë është punuar në të gjitha drejtimet për ta shndërruar lumin në vepër infrastrukturore model sipas standardeve më të mira.

Puna në krijimin e një mushkërie të blertë dhe me vlerë të shtuar për jetën komunitare cilësohet si një prioritet i punës së ndërmarrjes përkatëse.

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit.

Më e rëndësishmja, sipas kryebashkiakut Armando Subashi në prononcimet e tij të mëparshme, është rikthimi i lumit Gjanica në karakterin e tij natyror./Tv Kombi/