Një prezantues i BBC pësoi një sulm në zemër gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Prezantuesi i radios David Fitzgerald ka përjetuar probleme me zemrën teksa po drejtonte programin e mëngjesit, duke e detyruar kolegun e tij Michael Chequer që ta zë vendin e tij.
Sipas Daily Mail një ditë më parë atij ishte thënë se ishte pushuar nga puna, si pjesë e shkurtimeve në radion lokale.
“Atij iu tha dje se po lirohet nga puna dhe më pas pritej të dilte në transmetim sot pasi asgjë nuk kishte ndodhur”, ka thënë gruaja e Fitzgerald.