Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Autoriteti Menaxhues në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilloi sot në Bashkinë Fier një takimet informues për Programin IPARD-II, thirrja e II-të, në kuadër të promovimit të programit në 12 qarqet e vendit. Ishte vetë Drejtoresha e Përgjithshme, Frida Krifca, ajo që drejtoi këtë takim, bashkë me Nëkryetaren e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia. Këto takime promovuese kanë si qëllim informimin deri në datën 30 Tetor, që është edhe data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë me kushtet e aplikimit.