Ballina Bota I mori jetën gruas së tij Carolina, piloti grek shokon me dëshminë...

    I mori jetën gruas së tij Carolina, piloti grek shokon me dëshminë e radhës: Ajo vuante nga…

    1

    Paraditen e së enjtes në mediat greke ka qarkulluar një tjetër dëshmi e pilotit grek Babis Anagnostopoulos, i cili vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij, Caroline.

    Siç rezulton në dosjen hetimore, ai ka deklaruar se bashkëshortja e tij vuante nga çrregullime narcizmi, duke dashur në këtë mënyrë të bëjë me faj të ndjerën dhe të justifikojë veten.

    “Periudha pas abortit dhe deri sa të lindi fëmija jonë, ka qenë një periudhë e vështirë për ne. E dija që nga hera e parë që takova gruan time se ajo kishte një element ndryshe në sjelljen e saj, të cilën arritëm ta emërtonim më vonë.

    Këtë emërtim e vendosi psikologia që ne vizitonim, duke thënë se Caroline vuan nga çrregullime narcizmi, duke e bërë atë të shpërthejë herë pas here pa arsye dhe të bëhet agresive me mua. Psikologia tha gjithashtu se gruaja ime vuante nga depresioni…”, ka rrëfyer ai.

    Po ashtu ka thënë se gjatë gjithë periudhës që kanë qenë bashkë, nuk e ka dhunuar asnjëherë.