Ballina Bota I mbijetuan tërmetit, një familje siriane me 7 anëtarë vdes nga zjarri

    I mbijetuan tërmetit, një familje siriane me 7 anëtarë vdes nga zjarri

    1

    Agjencia shtetërore e Turqisë, Anadolu, ka cituar një deklaratë me shkrim nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Konias se shtëpia njëkatëshe, në të cilën jetonin 14 persona, mori flakë të premten. Shtatë persona mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim, tha ajo.

    Anadolu raportoi se familja ishte zhvendosur në rajonin qendror të Konias vetëm pak ditë më parë nga qyteti juglindor turk i Nurdagi në provincën Gaziantep, i cili u godit rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

    “Në vendin e ngjarjes janë kryer hetimet e nevojshme dhe është caktuar një komision ekspertësh”, thuhet në deklaratë.

    “E pamë zjarrin, por nuk mundëm të ndërhynim. Një vajzë u shpëtua nga dritarja”, tha për Anadolu banori Muhsin Cakir.

    Pesë fëmijët që vdiqën ishin të moshës nga katër deri në 13 vjeç, tha Anadolu. Turqia është shtëpia e afro katër milionë sirianëve.

    Shumë prej tyre jetojnë në rajonet juglindore të shkatërruara nga fatkeqësia e javës së kaluar. Numri i të vdekurve nga tërmetet ka tejkaluar 43,000 në të gjithë Turqinë juglindore dhe Siri.

    Gaziantep, një nga qytetet e mëdha të Turqisë jugore, ka një popullsi prej gati dy milionësh, dhe gati një e treta e tyre janë refugjatë sirianë që ikën nga lufta në vendin arab që filloi në vitin 2011./Opinion.al

    https://youtube.com/watch?v=Tj_bTIHWHSs%3Ffeature%3Doembed