Ballina Vendi “I dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali,” Grupi Parlamentar i...

“I dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali,” Grupi Parlamentar i PD kërkon nisjen e hetimeve për kryebashkiakun e Divjakës

1

Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje sot Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit për kryetarin e Bashkisë Divjakë.

PD kërkon hetim për Fredi Kokoneshin për shkak se, sipas tyre, kryebashkiaku rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali. Kërkesa është bërë nga 15 deputetë të këtij grupi.

“Kryetari i Bashkisë Divjakë ka kryer trafik të qenieve njerëzore dhe veprimtari të paligjshme të lidhura me prostitucionin në Milano dhe për pasojë, ai ka qenë i arrestuar nga Policia Italiane dhe i dënuar me burg” – thuhet në kërkesën e firmosur nga 15 deputetë.

NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD

Deputetët e PD kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit/ Kryetari i Bashkisë Divjakë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, për shkak se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

15 deputetë të PD i kërkojnë organit të prokurorisë që të ndjek procedurat sipas ligjit të dekriminalizimit.

Nga të dhëna të bëra publike më parë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Fredi Kokoneshi, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. /abcnews.al/