Ballina Vendi I arrestuar për korrupsion, SPAK nis hetimin per pasurine e Alqi...

I arrestuar për korrupsion, SPAK nis hetimin per pasurine e Alqi Bllakos

1

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur ditën e sotme hetim pasuror ndaj ish-deputetit të Partisë Socialist, Alqi Bllako.

Bëhet me dije se krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Bllakos, po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.

Ndërkohë që mësohet se në sitën e Prokurorisë së Posaçme, përveç sekuestrimit të apartamentit në pronësi të babait të ish deputetit, janë vendosour llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.

Shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.

Hetim pasuror është duke u kryer edhe për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, ndaj të cilit rëndojnë dy masa arresti me burg për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ky i fundit akuzohët edhe për pastrim parash.

Burime thonë se e njëjta procedurë po procedohet edhe për ish ministrin ku përvec sekuestrimit të kantinës së pijeve alkolite, dhe katër pronave, po verifikohen edhe llogaritë bankare të tij e familjarëve të tij. Koka akozohet edhe për pastrim parash. Sipas SPAK për aferën e dy inceneratorëve ai ka përfituar në formën e rryshfetit rreth 4.9 mln euro.