Ballina Vendi I akuzuar për koncesionin e “Sterilizimit”, GJKKO i sekuestron pasuri, automjete dhe...

I akuzuar për koncesionin e “Sterilizimit”, GJKKO i sekuestron pasuri, automjete dhe para Ilir Rrapajt

12

Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020, që bën fjalë për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë. 

Siç kemi njoftuar më parë opinionin publik, në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet nën masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale edhe shtetasi Ilir Rrapaj, si i dyshuar për veprën penale të “Mashtrim”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si edhe të disa shoqërive tregëtare.