Ballina Bota Humbën jetën në mënyrë tragjike, publikohet fotoja e motrave në Itali, si...

    Humbën jetën në mënyrë tragjike, publikohet fotoja e motrave në Itali, si ndodhi tragjedia

    4

    Mediet italiane kanë publikuar fotot e motrave 15 dhe 17 vjeç të cilat vdiqën në mënyrë tragjike ditën e djeshme pasi u tërhoqën zvarrë nga treni.

    Giulia dhe Alessia Pisanu vdiqën në mëngjes, rreth orës 06:40 në stacionin Riccione.

    Goditja ishte aq e tmerrshme sa identifikimi u bë nga celulari i njërës prej vajzave.

    Është e vështirë të përcaktohet dinamika e saktë e fatkeqësisë që ndodhi në sy të pasagjerëve të cilët prisnin trenin.

    Sipas dëshmisë së të pranishmëve, njëra nga vajzat po qëndronte në shinat e trenit, ndërsa tjetra ishte ulur në platformë.

    Dyshohet se motra zbriti poshtë për të shpëtuar vajzën e cila qëndronte e ulur në shina.

    As klithmat e udhëtarëve të tjerë dhe as bilbili këmbëngulës i ETR Freccia Rossa, që mbërriti në Riccione nga Pescara, nuk shërbyen për t’i shpëtuar.

    Në një moment jeta e Giulias dhe Alessias u këput në mes.

    Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë./Abcnews.al/