Ballina Vendi Humb jetën shkrimtari i njohur fierak, Nasho Jorgaqi

Humb jetën shkrimtari i njohur fierak, Nasho Jorgaqi

4

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Nasho Jorgaqi punoi në vitet e fundit edhe si bashkëpunëtor i redaksisë së Kulturës në gazetën DITA.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.