Janë kryer gërmime përreth Kishës së Dukasit në Patos, duke nxjerrë në në sipërfaqe eshtra dhe kafka njerëzish.
Banorët e kësaj zone janë shprehur se kanë parë njerëz duke gërmuar dhe se nuk e dinë se çfarë kërkojnë, por që gërmimet e tyre kanë nxjerrë në sipërfaqe eshtrat.
Ata shprehen se aty ka rrezik pasi luajnë dhe fëmijë, teksa shpreh se shqetësimet e tyre i kanë drejtuar dhe në institucone, por që zëri i tyre nuk është dëgjuar askund. Ajo që e bën edhe më shqetësuese është që edhe pse eshtrat janë në sipërfaqe, askush nuk ka vendosur një shirit që mos të shkelet në atë zonë.