Ngjarja e rendeka ndodhur në zonën e Andarvidës në Greqi, ku një shqiptar, gruaja dhe dy fëmijët e tyre të mitur janë gjetur të pajetë. Ishte djali i mbijetuar ( nga martesa e parë e nënës) ai që gjeti trupat e pajetë dhe doli jashtë duke bërtitur, duke tërhequr zvarrë trupin e një prej foshnjave dhe duke bërtitur për ndihmë, raportojnë mediat greke.
Fëmijët e vrarë ishin 1 dhe 2 vjeç. Policia dyshon se nëna dhe fëmijët u vranë nga babai i tyre, i cili më pas kreu vetëvrasje, megjithatë kjo është e pakonfirmuar. Brenda shtëpisë është gjetur edhe një gëzhojë.