Ballina Vendi Historiania, Elena Kocaqi: I plotësoj kriteret,që të jem e para...

Historiania, Elena Kocaqi: I plotësoj kriteret,që të jem e para grua presidente,mazhoranca të marrë parasysh sugjerimin e emrit tim, nga qytetarët në rrjete sociale

1

Mandati i presidentit aktual mbaron më 24 korrik, teksa mazhoranca është fokusuar në përzgjedhjen e kandidatit që për të duhet të përfaqësojë krejt të kundërtën e Ilir Metës, një figurë mbi palët politike. Në rrjetet sociale  gjithmonë e më shumë po lakohet ideja e një presidente grua, ku një ndër emrat më të përmendur është edhe ajo e historianes Elena Kocaqit.

Në një intervistë për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, historiania Kocaqi rendit 3 arsye pse ajo është një kandidate e vlefshme dhe e mundshme për t’u zgjedhur presidentja e Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme. Arsimi, pastërtia e figurës dhe qëndrimi i saj bipartiak janë pikat e saj të forta, për të cilat Kocaqi shprehet se ka fituar edhe pëlqimin e pjesës më të madhe të popullit në rrjetet sociale dhe se duhet të merren parasysh .

Duke njohur historinë e shteti tim si historiane, arsim më bën profesionale në këtë fushë, pastërtia e figurës time gjithashtu ka vlerë pasi nuk kam qenë kurrë e angazhuar politikisht dhe kam mbajtur gjithmonë një qëndrim bipartiak dhe kam dashur gjithmonë të ruaj interesat e shqiptarëve. Këto janë kritere kryesore që duhen për president dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin gjatë jetës time. Unë kam kontaktet e mia dhe mazhoranca e ka parë opinionin publik në rrjet dhe në media emrin tim dhe mazhoraca do e marrë në konsideratë në të mirë të popullit dhe në të mirë të saj”, tha Kocaqi.

Lidhur me figurën e presidentit të vendit, Kocaqi tha se ajo do të ishte një figurë mbi palët politike dhe unifikuese duke pasur në vëmendje vetëm interesin e shqiptarëve.“Unë nuk hyj ne punët e brendshme të partive dhe nuk jam pjesë e tyre dhe po të zgjidhem jam për zgjidhjen e problemeve dhe për t’i shërbyer qytetarëve.Presidenti duhet të jetë apolitikë, pasi një president politik krijon konflikte cilido qoftë ai, një president që nuk vjen nga asnjë parti shikon interesin e shtetit dhe jo interesat partiake. Është në të mirën e Shqipërisë që të kemi një president mbi palët. Prandaj presidentit priren të jenë jurist pasi njihni mirë ligjin dhe shtetin. Unë do të isha një kandidate konsensual pasi nuk kam probleme me mazhorancën apo opozitën dhe respektoj të gjitha palët dhe nesër nuk do të prek interesin e asnjë pale por do i respektojë ato në maksimum”, shtoi ajo.

Partia Socialiste nis nesër procesin e konsultimeve për emrin e presidentit të ri dhe do të përfundojë më 29 prill dhe më pas të fillojë procesi në Kuvendi, me raundin e parë të votimeve më 4 maj. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj. Presidenti Ilir Meta mbyll mandatin e tij më 24 korrik 2022.