Ballina Bota Histori tronditëse nga Gaza, nëna u vra nga bombardimet izraelite, mjekët shpëtojnë...

    Histori tronditëse nga Gaza, nëna u vra nga bombardimet izraelite, mjekët shpëtojnë foshnjën me prerje urgjente cezariane

    6

    Histori tronditëse vijnë nga Gaza.

    BBC shkruan se mjekët në një spital në Gaza kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë të palindur me prerje cezariane urgjente, pasi nëna e saj u vra gjatë një sulmi ajror.

    Gazetari Rushdi Abualouf, raportoi mbrëmë se nëna u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis.

    Babai i foshnjës u vra gjatë sulmeve, ndërsa nëna shtatzënë u dërgua në spitalin Nasser, shtoi ai.

    Nëna ishte ende gjallë duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës, shtoi ai.

    Më vonë, spitali raportoi se nëna ndërroi jetë. Fatmirësisht foshnja e saj, i mbijetoi prerjes cezariane dhe është në gjendje të qëndrueshme./albeu.com