Një djalë 5-vjeçar me sy të gëzuar, një vajzë 10-vjeçare fanse e madhe e “Harry Potter”, nëna e tre fëmijëve dhe një baba që iku me mendjen tek familja e tij, humbën jetën nga një bombardim i tmerrshëm mes luftës Ukrainë Rusi.
Bëhet me dije se e vetmja që shpëtoi nga e gjithë familja është Sofia, e cila ndodhet në spital në një gjendje kritike për jetën. Ajo nuk di asgjë për çfarë ka ndodhur, nuk e di që nuk e ka më as vëllain, as motrën dhe as prindërit.
Familjarët qëndrojnë ditë e natë mbi kokën e vogëlushesh, me sytë në sytë e saj, me shpresën që nga momenti në moment do t’i hap. Kjo është shpresa e fundit, e cila do të vdes kur të vdes edhe Sofia. Por pastaj…kur të zgjohet…kush do të jetë ai që do t’i tregoi se nuk e ka më familjen?
Familja u vra teksa po udhëtonin larg Kievit me makinë, me shpresën në zemër se do t’i largoheshin luftës në Ukrainë.