LAÇ- Një 29-vjeçare, me inicialet Xh. M., banuese në Elbasan është vetëhedhur nga oborri i Kishës së “Shna Ndout” në Laç dhe ka rënë në humnerë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se e reja ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshohet se e reja vuante nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.
Njoftim i policisë
Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së “Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë. Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.