Ballina Vendi Hidhet nga kati i katërt i një objekti të pabanuar në Tiranë,...

Hidhet nga kati i katërt i një objekti të pabanuar në Tiranë, ndërron jetë në spital gruaja

3
Ambulance

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një 47-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një godine të pabanuar. Ngjarja ndodhi në Laprakë, në rrugën “Marubi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet S. Z., për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.