Një 58-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke, pasi iu sekuestrua një sasi e madhe droge.
Gjatë kontrollit të banesës së tij në Kolono të Athinës, u gjetën dhe sekuestruan 3 kg 550 gram heroinë, 185 gram hashash çokollate, 1 peshore elektronike, 2500 euro, 2100 lek shqiptare dhe 5 celularë.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.