Ballina Bota Hepatiti i fëmijeve, OBSH ngre alarmin: 169 fëmijë të prekur në 12...

    Hepatiti i fëmijeve, OBSH ngre alarmin: 169 fëmijë të prekur në 12 vende, transplant për 17 fëmijë, një ka ndërruar jetë

    1

    Një hepatit me origjinë të panjohur po prek fëmijët.  169 të mitur nga një muaj deri në 16 vjeç  sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë zbuluar në 12 vende të botës.  Një ka humbur jetën ndërsa 17 të tjerë  i janë nënshtruar transplantit të mëlçisë.

    Sipas OBSH është ende e paqartë nëse janë shtuar të prekurit me hepatit apo është rritur  ndërgjegjësimi dhe po zbulohen raste të padiagnostikuara.

    Adenovirusi  është një prej hipotezave ndërkohë që autoritetet shëndetësore po hetojnë për shkakun  e tij.