Ballina Vendi Hapja e negociatave, flamuri i BE-së do të ngrihet në Kryeministri

Hapja e negociatave, flamuri i BE-së do të ngrihet në Kryeministri

1

Në kuadër të organizimit të konferencës së parë ndërqeveritare, sot në godinën e kryeministrisë do të ngrihet flamuri i Bashkimit Evropian.

Shqipëria ditën e djeshme, së bashku me Maqedoninë e Veriut çelën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Prej ditës së djeshme një rrugë e gjatë dhe me shumë punë nisi për Shqipërinë e cila duhet të plotësojë të gjitha kushtet për të qenë një vend me të drejta të plota anëtar i BE.

KE dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e detyrimeve dhe më pas do të kalohet në procesin që quhet “screening”, ku KE do të verifikojë nëse janë përmbushur apo jo kushtet dhe nëse janë realizuar reformat. Më pas, KE do të miratojë raportin që kërkon integrimin e vendit në BE. Kjo është një rrugë shumë e gjatë dhe do të varet nga shpejtësia e plotësimit të kushteve