Me lejen e Gjykatës Speciale, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në Kosovë për të vizituar familjen e tij. Lajmi është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për KosovaPress.
Vizita e tij po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë që kur u arrestua në Hagë në nëntor të 2020.
Hashim Thaçi ndodhet në burg së bashku me Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me vendim të gjykatës së Hagës. Ata akuzohen për krime lufte, gjatë kohës kur kanë qenë drejtues të UÇK-së.