Një aksident ka ndodhur në Ungrej të Lezhës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Makina ka dalë nga rruga pasi shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal.
Sakaq 3 të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.