Gratë e Kazanovës” zbresin në skenën e teatrit “Bylis” përgjatë dy mbrëmjeve Një Kazanovë në kërkim jo të një gruaje, por të një fëmije. Një bukurosh 43-vjeçar që pret të bëhet baba nga Rebeka, një konceptuese profesioniste fëmijësh, ndërsa nga ana tjetër ka rënë në dashuri me Kristinën, kamerieren intriguese, që i ka lindur dëshira të bëhet mama.
Kazanova modern, Indrit Çobani është ndjerë komod në interpretimin e këtij roli si në mjedise të hapura apo edhe në salla të mbyllura si është teatri “Bylis”. Në krah të tij qëndron bashkëshortja edhe në në rolin e regjisores Andia Xhunga gjithashtu në rolin e Rebekës.
Rozana Radi përjeton një emocion të vecantë gjatë interpretimit të saj rolin e flirtueses Kristinë, por ndihet mirë që shfaqja përcjell mesazhin e rëndësisë që ka institucioni i martesës. Një trekëndësh dashurie ka gjithnjë surprizat e veta.
Çfarë do të ndodhë kur të tre të ndodhen në të njëjtin vend? Mes Rebekës brune dhe Kristinës bionde kë do të zgjedhë Xhozef Barneti? Apo do t’i ikin të dyja dhe në duar do t’i mbeten dy krijesa të brishta? Përgjigjen e këtyre pyetjeve do mund t’i mësoni në mbrëmjen e gjatë dhe shtatë dhjetorin në orën 18.00 në teatrin Bylis në qytetin e Fierit/Tv Kombi/