Pasi u qëllua me grusht nga një person ende i paidentifikuar, kreu i Partisë Demokratike,Sali Berisha ka vijuar marshimin. Ai është ngjitur në podium dhe ka folur para protestuesve. Kryedemokrati ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.