Një grabitje më armë ka ndodhur në fshatin Kosmaç të Shkodrës 10 ditë më parë. Personi që ka hyrë për të grabitur ka shkuar direkt në dhomën ku ndodheshin paratë. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë. Mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin 1000 paund dhe sende të tjera me vlerë.
Grabitësit në përpjekje për t’u larguar janë përplasur me një shtyllë, ndërsa policia ka gjetur skafandrat e gjakosura pak metra larg banesës. Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.