Ballina Bota Gjyshja ne prani te nenes detyron femijen 4-vjec te pije uiski,femija...

    Gjyshja ne prani te nenes detyron femijen 4-vjec te pije uiski,femija nderron jete!

    1

    Një gjyshe e ‘rrjedhur’ në SHBA ka detyruar mbesën të pijë uiski. Njarje e rëndë ka ndodhur në Louisiana të Shteteve të Bashkuara pasi një gjyshe akuzohen për vrasje të shkallës së parë sepse dyshohet se ka detyruar vajzën 4-vjeçare të pinte uiski. Policia tha se nëna e vogëlushes China Record, e pa vajzën duke pirë shishen gjysmë të mbushur me uiski, por nuk reagoi.

    Niveli i alkoolit në gjakun e vajzës 4-vjeçare ishte 0,680% kur oficerët e policisë mbërritën në shtëpinë e familjes mëngjesin e së enjtes. Sipas policisë, gjyshja dhe nëna e vajzës u akuzuan për vrasje të shkallës së parë.

    Kur hetuesit folën me të dyshuarat pas incidentit, ata mësuan se gjyshja kishte parë vajzën duke pirë nga një shishe uiski në banak dhe ishte zemëruar me të. Në shenjë ndëshkimi ajo më pas e detyroi vajzën të pinte pjesën tjetër që kishte mbetur në shishe, ndërsa nëna e saj e shikonte.

    Hetuesit shtuan se shishja mund të ketë qenë më shumë se gjysma e mbushur në atë moment dhe se vajza duhej ta pinte alkoolin e ulur në gjunjë në korridor. Nëna e vajzës, e pranishme gjatë incidentit, nuk mundi ta ndalonte nënën e saj që të helmonte fëmijën. Gjyshja tha në polici se ishte komplet faji i saj për atë që ndodhi dhe shtoi se shkatërroi jetën e të gjithëve me atë që bëri.