Gjykata e Rrethit në Tiranë ka miratuar një urdhër mbrojtjeje për këngëtaren Maya Aliçkaj.
Urdhri i mbrojtjes kufizon ish bashkëshortin e saj Arben Ulbirch dikur Arben Shuaipi, që të mos i afrohet më shumë se 200 metra distancë gruas së tij, e njohur edhe si Fatbardha Ulbirch.
Sipas vendimit të gjykatës që shikoni më poshtë, këngëtarja ka kallëzuar në Komisaratin nr 1 të Tiranës, të shoqin Arben për ushtrim dhune.
Deponimet në sallën e gjyqit, Maya i ka bërë pa prezencën e bashkëshortit i cili nuk mori pjesë.
Edhe vendimi i gjykatëses Fahrije Stringa u bë në mungesë të palës së paditur.
Me daljen e këtij vendimi, nga 19 marsi 2024 e në vazhdim, duket se Arbenit i ndalohet të afrohet edhe tek vila në dalje të Tiranës ku kanë jetuar.