Ballina Lajme “Rrëmbeu” dhe mbajti të fshehur nipin, Gjykata e Durrësit merr vendimin për...

“Rrëmbeu” dhe mbajti të fshehur nipin, Gjykata e Durrësit merr vendimin për gjyshen

18

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bahrie Gjunin, gjyshen e cila rrëmbeu dhe mbajti të fshehur për 8 ditë nipin e saj 3-vjeçar.

Kujtojmë që fillimisht në lidhje me ngjarjen pas denoncimit nga nëna e të miturit, ra në pranga gjyshi Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj.

Pasi e mbajti të fshehur për tetë ditë Barie Gjuni u vetëdorëzua në prokurorinë e Durrësit, bashkë me nipin e saj.

Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se gjithçka e ka bërë në emër të dashurisë për nipin e saj dhe dëshirës së madhe për ta rritur vetë, pasi djali vdiq në aksident rretj një vit më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Komisariati i Policisë Durrës ka vijuar punën kërkimore dhe hetimore, për gjetjen e 3-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, për të cilën deri tani janë arrestuar shtetasit R. Gj. (gjyshi) dhe A. S. (vëllai i gjyshes), të dyshuar si bashkëpuntorë për rrëmbimin e 3-vjeçarit.

Në këtë kuadër janë kryer një tërësi veprimesh hetimore dhe kontrolle të shumta në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë.

Si rezultat i presionit policor, kërkimeve të shumta dhe negociatave, sot është vetëdorëzuar shtetasja B. Gj., së bashku me nipin e saj 3-vjeçar, të cilin e mori nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.