Ballina Bota Gjykata e Lartë e SHBA-së lejon përdorimin e ilaçit për abort

    Gjykata e Lartë e SHBA-së lejon përdorimin e ilaçit për abort

    1

    Gjykata e Lartë e SHBA-së lejon përdorimin e një pilule të përdorur zakonisht për abort, duke vendosur që ilaçi mund të mbetet i disponueshëm ndërkohë që një çështje ligjore vazhdon.

    Në një vendim të ndarë, ajo hodhi poshtë gjithashtu kufizimet mbi ilaçin mifepristone të zbatuara nga një gjykatë e një shkalle më poshtë.

    Mifepristoni është një ndër dy barnat që përbën më shumë se gjysmën e aborteve në vend. Është përdorur nga më shumë se pesë milionë gra në SHBA për t’i dhënë fund shtatzënisë.

    Ai u miratua për herë të parë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më shumë se 20 vjet më parë.

    FDA gjithashtu vendosi ilaçin mifepristone në një kategori prej 60 barnash që rregullohen nën një sistem kufizimesh shtesë dhe vlerësimesh të rregullta.

    Organizatat kryesore mjekësore, duke përfshirë Kolegjin Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologëve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se pilula e abortit është e sigurt dhe efektive.

    Një gjykatë tha se ilaçi mifepristoni mund të mbetej në dispozicion, por me kufizime të caktuara, ndërsa apelimi ishte në proces citon BBC.

    /rtsh.al/