Apeli i GJKKO-së i ka shtuar dënimin ish-kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues),IgertaHysi (anëtare) dhe Dhimitër Lara (anëtar), sot më datë01.03.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 21/82 akti, datë 07.12.2022, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesit/tëpandehuritF.T. G.N., F.P., M.Gj., G.Ç., A.M., L.S., B.M., V.Zh., Xh.H., B.T., I.L., L.A., I.B.,si dhe ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 47, datë 29.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 29.07.2022, ka vendosur:
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal pasi nuk provohet se e ka kryer këtë vepër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T.për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i shpërdorimit të karburantit) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T. për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës”, (episodi i ndërtimeve pa leje) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri F.T. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.