Ballina Vendi GJKKO u komunikon sot masat e sigurisë Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt

GJKKO u komunikon sot masat e sigurisë Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt

9

Në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca ku pritet të ju komunikohet masa e sigurisë 2 të shumëkërkuarve të deportuar nga Dubai, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Dervishajt pritet t’i komunikohen 2 masa sigurie “arrest me burg” që kanë vendosur për të në mungesë për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Meçaj pritet t’i komunikohet masa “arrest me burg” për ngjarjen e 1 Nëntorit 2019 ku në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Klan News