Sulmi me raketa në qytetin e Lviv ka shkaktuar shtatë viktima deri më tani, ndërsa banorët vendas kanë mbetur të frikësuar.
“U ndje si një tërmet”, thonë banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi.
Shërbimet e emergjencës nuk kanë lejuar që banorët t’i afrohen zonës së rrezikut, ndërsa vijojnë punën për shuarjen e flakëve.
“Ne jemi në ankth, jemi bosh brenda. Pse ne? Nuk e kuptojmë se për çfarë është e gjitha“, u shpreh Myroslava, e cila ishte afër zonës ku gjatë sulmit.
Banorët e frikësuar nuk kanë ditur si të veprojnë në momentin kur sirenat e sulmeve kishin filluar të binin.
“Unë rashë, gjithçka po dridhej. Isha shumë e frikësuar. Unë jam me fat që kjo ishte vetëm vala dhe jo një raketë”, tha një banore e cila pati dëme në banesën e saj gjatë sulmit.
Autoritetet njoftuan se të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë gjatë sulmit.