Gjermania do të japë 50 milionë euro të tjera ndihmë për Ukrainën.
“Gjermania akordoi 50 milionë euro ndihmë për Ukrainën,” tha Ministrja e Jashtme Federale gjermane Annalena Baerbock në konferencën e donatorëve në Paris më 13 dhjetor.
Baerbock theksoi se Putini po përpiqet të thyejë ukrainasit. Në vend të kësaj, Evropa dhe bota po mobilizojnë ndihmë, kryesisht gjeneratorë dhe transformatorë për të ndihmuar Ukrainën të kalojë këtë dimër.
“Ne nuk do të lejojmë Putinin të thyejë popullin e Ukrainës”, tha ministrja gjermane.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se Berlini po punon për dërgimin e gjeneratorëve, batanijeve dhe karburantit në Ukrainë deri në Krishtlindje.
Sipas organizatorëve, gjatë konferencës u grumbulluan gati 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën.