
Një grua është gjetur e mbytur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se gruaja e cila ende nuk është identifikuar është gjetur pranë shëtitores Taulantia dhe pritet nxjerrja e trupit të saj nga uji. Nga informacionet paraprake, “BW” bën me dije se gruaja mund të jetë vetëmbytur pasi në breg ka lënë çantën e saj. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.