Një armë zjarri është gjetur sot në një pesetë në Bulevardin ‘Zogu i Zi’ pranë ministrisë së Drejtësisë.
Ka dyshime se arma është përdorur në një ngjarje kriminale, ndërkohë që është çuar në laborator për ekzaminim.
Të tjera detaje pritet të dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që kamerat e sigurisë do të ndihmojnë në identifikimin e personit që ka hedhur armën.