Ballina Vendi Gjendet i riu nga Kukësi që u zhduk pasi doli të mblidhte...

Gjendet i riu nga Kukësi që u zhduk pasi doli të mblidhte boronica

1

KUKËS- Gjendet Meledin Adili, 23-vjeçari nga Kukësi që humbi kontaktet me familjen pasi kishte dalë të mblidhte boronica. I riu është lokalizuar në Bjeshkët e Sharrit pa kaluar 24 orë nga zhdukja që vuri në alarm familjarët e tij. I riu ishte strehuar nga disa turistë në një çadër në këtë zonë, pasi e kishte zënë moti i keq.

Ai ka pritur që të ‘zbutej’ koha për të dalë nga çadra e për të marrë rrugën e kthimit në shtëpi. Lajmi për zhdukjen e të riut u raportua këtë paradite. Familja ishte shqetësuar pas Meledin Adili kishte dalë në Bjeshkë të mblidhte boronica e nuk ishte kthyer.